Abazi tregon pse e anuloi Kurti takimin me Thaçin: Kryeministri i përgjigjet vetëm Kuvendit

Thaçi ka takuar sot kryetarët e partive parlamentare, por jo edhe kryeministri e vendit dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, për të cilin u tha se e ka anuluar takimin me Presidentin pesë minuta para se të mbahej ai.

Kreu i shteti tha se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka qenë i konfirmuar që nga e premtja dhe pavarësisht anulimit të takimit të sotëm, ai është i gatshëm ta takojë.

Lidhur me këtë Abazi, ka thënë se takimet duhet të kenë agjendë, qëllim dhe arsye, dhe jo, siç tha ai “të mbahen sa për sy e faqe”.

Postimi i plotë:

E para, takimet duhet të kenë axhendë, qëllim dhe arsye, dhe jo të mbahen sa për sy e faqe apo për të justifikuar një lloj legjitimiteti që Thaçi më nuk e ka. Dhe e dyta, nuk është Albin Kurti lider i LVV vetëm, por Kryeminister i Vendit i ngarkuar me mbrojtjen, zbatimin e kushtetutës e cila e garanton sovranitetin dhe integritetin e Republikës! Në shtetin parlamentar Kryeministri i përgjigjet vetëm kuvendit