A i mbeti hatri Arianës që e kopjoi Adelina Tahiri?

Artistët qofshin këngëtarë apo aktorë çdo herë e më shumë janë duke e dëshmuar se janë të fokusuar të duken secili më mirë se tjetri, duke veshur gjëra firmato gjë që në njëfarë mënyrë e pasqyrojnë edhe luksin e tyre.

Ka prej atyre se kanë dëshirë të jenë më të veçantë duke bërë kujdes që rrobat e saj/tij të mos rastitisin edhe tek një person tjetër, shkruan “Kosovarja”.

Por, jo çdo herë kjo është e mundur. Pasi që ndodh shpesh që dy fytyra publike të paraqiten rastësisht me veshje të njëjtë.

Ariana Fejzullahu është ajo e cila u kopjua nga këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri, e që të dyja i kanë postuar fotot në Instagram.

Siç shihet Ariana nuk e ka pasur problem që kolegia e bashkëshortit të saj ia kopjoi veshjen, madje edhe e pëlqeu atë./Kosovarja/.