A e dini se: Ali Ahmeti 23 herë ka përsëritur deklaratën e njëjtë “nuk pranova ndarjen e Maqedonisë”

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti edhe një herë ka përsëritur deklaratën tani më të bezdisshme se në vitin 2001 ka refuzuar ndarjen e Maqedonisë. Ata që preferojnë statistikën, deri tani kane numëruar se kjo është hera e 23të që Ali Ahmeti ta përserisë të njëjtën deklaratë edhe pse asnjëherë nuk ka ofruar ndonjë dëshmi se dikush i ka afruar atij ndarje në vitin 2001. Ata theksojnë se Ahmeti këtë deklaratë e ka shpeshtuar prej kur nuk ka asnjë rezultat konkret në politikë dhe në mungesë të rezultateve, dy-tre muaj pra çdo cikli zgjedhor del me deklaratën “nuk pranova ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001”. Nga ana tjetër, ish bashkëpunëtor i afërt i Arbër Xhaferit para ca kohe ka thënë se Ahmeti në vitin 2001 ka refuzuar planin për ndarjen e Maqedonisë, por se ka pranuar një plan të Akademisë serbe që parasheh pastrim etnim të shqiptarëve nga Maqedonia, plan qe sipas tij po rralizohet me sukses.