A duhet të vaksinohen shtatzënat dhe lehonat?

“Të tre vaksinat që janë vendosur të jenë në qarkullim, gjatë hulumtimit dhe studimit të tyre nuk e kanë pasur këtë kategori të të prekurve. Në fakt deri tani nuk ka rekomandim të qartë për vaksinimin e grave shtatzëna, apo grave që janë me gjidhënie. Tani për tani nuk preferohet që ajo kategori e popullatës të vaksinohet”, u shpreh për TV21, Fadil Cana – infektolog.