“A do pranohen simbolet e Kosovës në të njëjtën tryezë me Serbinë?” Ja si përgjigjet Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh këtë të martë në konferencën e Ballkanit të Hapur të mbajtur në Tiranë, se kjo nismë është për të ndërtuar, pasi gazetarja shqiptare e pyeti nëse Kosova do të pranohej me simbolet e saj në të njëjtën tryezë me Serbinë.

Sipas tij, fshihen miliona fusha bashkëpunimi në kuadër të kësaj nisme dhe se të gjithë qytetarët duan të përfitojnë nga kjo.

“Ne jemi përgjigjur në raste të ndryshme, do të jetë e lehtë të përgjigjem që në mënyrë të fitoj disa pikë nacionaliste në vendin tim, se pas disa muajsh kemi zgjedhje. Do përpiqem ta shpjegoj edhe një herë. Kemi pikëpamje të ndryshme lidhur me Kosovën. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia kanë pikëpamje të ndryshme, por kjo nuk është arsye që ne të mos flasim dhe të mos kemi Ballkanin e Hapur.

A do jetë më e lehtë për shqiptarët dhe serbët nëse do të kishte të tilla kufi apo radhë që njerëzit të lëviznin lirisht? Nuk besoj që ka njeri qoftë në Prishtinë apo në Mitrovicë. Nëse më pyesni nëse do të kisha problem që ata të shfaqeshin, ajo është në juridiksionin e çështjes në Bruksel. Nuk kemi asnjë problem për këtë të punojmë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Edhe nëse me krenari vendosëm krah për krah flamurit të Maqedonisë së veriut apo Malit të Zi. Jemi këtu për të ndërtuar ura. Miliona fusha bashkëpunimi fshihen pas nesh, por duhet treguar përgjegjësi e seriozitet”, tha Vuçiç.