Sot myftiu i Strugës Mr Salim ef Sulejmani mbajti mbledhjen e radhës me anëtarët e myftinisë. Si pikë e rendit të ditës ishin zhvillimet e fundit në Bashkësinë Fetare Islame dhe zgjedhjet për Reis Ulema. Anëtarët e myftinisë përshëndetën njëzëri iniciativën e Rijasetit pēr mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e BFI-së. Në garën mes Qani Nesimit, Shaqir Fetahut dhe Ibrahim Sulejmanit, të gjithë të pranishmit unanimisht janë pajtuar qē myftiu Sulejmani vetë të vendos të votoj për atë që mendon se do të jetë më i dobishëm për jetën fetare në RMV, transmeton gazeta Lajm.
“Gjithashtu u diskutuan edhe punët e zhvilluara në ndërtesën e vakëfit të ri.
Lusim Zotin e Madhërishëm që BFI të dal më e unifikuar dhe më e bashkuar nga këto zgjedhje”, njoftuan nga Myftinia e Strugës.






