Gold AG lanson edhe tri këngë të reja këtë muaj

Gold AG, një ndër rep artistët më të pëlqyer të estradës, gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore.

Reperi i cili mbledh fansa të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, së fundmi njoftoi se po vjen me tri këngë të reja.

Përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se deri në fund të muajit nëntor do të lansojë disa projekte muzikore.

“19 nëntor Tornado, 26 nëntor Prej Shqipnie, 28 nëntor babë e djalë”, shkroi ai, duke iu referuar këngëve të reja.

Reagimet ndërkohë kanë qenë të shumta nga ana e fansave, të cilët duket se mezi po presin për prurjen e re të 34 vjeçarit.