Bordi drejtues i klubit “blaugrana”, që ka marrë në dorë vendimmarrjen pas dorëheqjes së Bartomeut, ka fiksuar datën 24 janar për zgjedhje e ardhshme presidenciale.
Tashmë mbeten për t’u njohur vetëm procedurat e votimit, që varen shumë edhe nga situata e rëndë që po kalon jo vetëm Spanja por e gjithë Europa për shkak të pandemisë së Coronavirusit.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të “l’Esport”, Gerard Figueras, ekziston mundësia që të lihet më shumë se një ditë afat për procesin e votimit.
Nga ana tjetër, votimi elektronik përjashtohet, pasi nuk parashikohet nga ligji i sporteve.