Genc Prelvukaj shtyn publikimin e këngës së re për shkak të zhvillimeve të sotme

Për shkak të zhvillimeve të fundit në vend, konfirmimit të aktakuzës së Thaçit dhe Veselit nga
Specialja, këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj ka vendosur ta shtyj publikimin e projektit të ri muzikor.

“Kënga “Mungon” e planifikuar të publikohet sot në orën 12:00, pas zhvillimeve të sotme në Kosovë shtyhet për disa ditë. Sot duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju faleminderit për mirëkuptim”, është shprehur Genci.

Këngëtari megjithatë nuk dha ndonjë datë të caktuar për publikimin e këngës “Mungon”.