Avokati: Konfirmohet aktakuza ndaj Jakup Krasniqit, ja kur do të transferohet për në Hagë

Gjatë ditës së sotme pritet transferimi i Jakup Krasniqit për në Hagë. Kështu ka bërë të ditur, avokati mbrojtës Valon Hasani, i cili ka njoftuar se aktakuza është konfirmuar.

“Krejt çfarë mund të konfirmojë është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani.

Ndërkohë që pjesëtarët e EULEX-it po qëndrojnë në oborrin e familjes Krasniqi edhe në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit, shtëpia e së cilit po bastiset sot në Prishtinë.

Ndërkohë në shtëpinë e tij në fshat nuk ka bastisje, meqë po priten anëtarët e familjes.

(E plotësuar 10:04) – Vazhdon aksioni i EULEX-it, bastisë shtëpinë e Jakup Krasniqit edhe në Negrovc

Pjesëtarët e EULEX-it po qëndrojnë në oborrin e familjes Krasniqi edhe në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit, shtëpia e së cilit po bastiset sot në Prishtinë.

Ndërkohë në shtëpinë e tij në fshat nuk ka bastisje, meqë, nuk ka anëtarë të familjes brenda.

Para shtëpisë së Krasniqit po qëndron edhe Policia e Kosovës.

Forcat e rendit janë këtu që prej orës 06:00 të mëngjesit së sotëm.

EULEX bastisë shtëpinë e Jakup Krasniqit edhe në Negrovc

Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm përveç që kanë bastisur shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë ata kanë bastisur edhe shtëpinë e tij në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit.

Derisa forca të shumta policore nga njësia EULEX-it po bastisin shtëpinë e Jakup Krasniqit duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e tij, atje ka shkuar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Rçica që vie nga partia e Nisma Socialdemokrate, parti kjo ku Jakup Krasniqi mbanë postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë është deklaruar nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se nuk ka pasur më parë ndonjë njoftim paraprak.

Ai është i zhgënjyer sesi askush nga familjarët nuk është lejuar të afrohet tek shtëpia e Jakup Krasniqit, ku edhe po qëndrojnë forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it.

“Momenteve të fundit nuk ka pasur diçka konkrete të tillë. Për rastësi unë edhe mbrëmë kam qëndruar me të deri vonë ndejë krejt familjare, nuk është vërejtur diçka. Ajo çka ne e dimë është që prej orës 5-6 të mëngjesit kanë ardhë këtu me gjithë këtë numër të madh të veturave dhe numër të madh të policëve. Ajo që po na shqetëson është se nuk po na lënë të afrohemi për të parë se nëse ka nevojë për diçka. E vërteta është se kanë ardhur, nuk kemi pasur njoftim. Edhe ne jemi spektatorë sikur ju”, tha ai.

Nipi i Jakup Krasniqit shkrehi bindjen e tij të plotë në pastërtinë e luftës së Jakup Krasniqit.

“Është ditë që njerëzit që kanë qenë pjesë e UÇK-së do të ballafaqohen me këto gjëra. Unë jam i bindur në atë se ky nuk mund të përfaqësoj pjesën kriminale, nuk ka të bëjë me atë far pune. Pjesën tjetër mbetet të shohim”, u shpreh ai.

KosovaPress mëson se EULEX ka shkuar edhe në shtëpinë e Jakup Krasniqit në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasi.

E për këtë bastisje janë deklaruar edhe nga Gjykata Speciale. Nga atje kanë treguar se Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer një operacion në Prishtinë, operacion ky për çka raportoi KosovaPress.

Nga Dhomat e Specializuara thuhet se operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovës (EULEX).

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.

Ai ishte Ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.

(E plotësuar 09:41) – Forcat e Policisë së EULEX-it janë duke vazhduar bastisjen në shtëpinë e ish-kryeparlamenatrit, Jakup Krasniqi.

Që nga ora 06:00 e së mërkurës e deri më tani, Policia e EULEX-it është duke qëndruar brenda shtëpisë së ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se përveç aksionit në shtëpinë e Jakup Krasniqit, aksione të tilla do të ndodhin në lokacione të ndryshme të Prishtinës.

Në anën tjetër, edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pjesë e këtij aksioni në shtëpinë e Jakup Krasniqit, ku është duke asistuar Policinë e EULEX-it.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë larguar gazetarët nga shtëpia e Jakup Krasniqit dhe i ka detyruar të qëndrojnë më larg shtëpisë.

Koci: Bastisja e shtëpisë mund të jetë konfirmim i aktakuzës nga Gjykata Speciale

Avokati Arianit Koci i cili e përfaqëson ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi ka thënë se bastisja e shtëpisë në orët e sotme të mëngjesit, mund të jetë konfirmim i aktakuzën.

Kështu ka deklaruar ai, ku mes tjerash e quajti këtë bastisje një spektakël i panevojshëm.

“Po kryhet një bastisje e cila është spektakël i panevojshëm, deri sot çdo njëri është paraqitur në speciale nuk ka pasur nevojë për një spektakël të tillë. Kjo mund të jetë konfirmim i aktakuzës por jo domosdoshmërisht”, tha ai në një emision televiziv.

Ndryshe, më herët Tribunali Special ka njoftuar se është duke kryer operacione në Prishtinë, teksa momentalisht është bastisur shtëpia e Jakup krasniqit.

Përmes një njoftimi për media, nga Specialja kanë thënë se detaje të tjera do të bëhen të ditura më vonë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

Basitsje momentalisht janë duke u kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

(E plotësuar 08:25) – Tribunali Special ka njoftuar se është duke kryer operacione në Prishtinë.

Megjithatë, nuk kanë dhënë më shumë informacione.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

Basitsje momentalisht janë duke u kryer në shtëpinë e ish’kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

(E plotësuar 08:11) – Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Arsyet e shkuarjes se njësiteve të EULEX tek shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen.

Ata janë ende duke qëndruar duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Jakup Krasniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.

Ai ishte Ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate.

***

 

Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Arsyet e shkuarjes se njësiteve të EULEX tek shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen.

Ata janë ende duke qëndruar duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UCK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zedhenës i uck-së.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.

Ai ishte Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvednit të Kosovës.

Me poshtë sjellim disa pamje nga gjendja aktuale.

Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate.