Ndonëse dje ishte festa e “Halloween” ku të gjithë fytyrat publike bënë gara se kostumi i kujt ishte më mirë i menduar, këngëtarja shqiptare Rita Ora duket se nuk mori pjesë.
Rita sot u tregoi të gjithëve se ajo nuk deshi të bënte asgjë të veçantë këtë vit por pasi pa të gjithë, vendosi që ajo të bëhej një “kopshtare shejtane që i pëlqen të pi qaj e vetme”.
“Nuk do të bëja asgjë për “Halloween” atëherë pashë veshjet e të gjithëve dhe u frikësova se po mbetesha prapa , kështu që vendosa të isha një kopshtare shejtane që pi çaj vetëm. Çfarë?”, ishte mbishkrimi i fotografisë.

Minuta pas publikimit, imazhet morën mijëra komente dhe pëlqime nga fansat e artistes.

Ndërsa vlen të përmendet se kostumi i Ritës që bëri bujë të madhe ishte ai si ‘Post Malone’ të cilën fansat kishin vështirësi ta dallonin nga reperi i vërtetë./Lajmi.net/





