Ledri publikon foton më të ëmbël me Sarën

Ledri dhe Sara, janë çifti më i përfolur këto kohë në estradën shqiptare.

Çifti duket se u pëlqen të publikojnë imazhe të ëmbla me njëri tjetrin, duke bërë që fansat e të dyve të bëjnë shumë komente dhe pëlqime.

Ndërsa së fundmi Ledri ka ndarë fotografi nga një fotosesion mjaft i veçantë ku shihen të dy të veshur me rroba të zeza ndërsa Sara shihet e fryrë tek barku dhe duket tejet e bukur.

Çifti u zhvendos në Gjermani para disa javësh dhe nuk dihet ende se a do të kthehen në Kosovë prapë apo do vazhdojnë jetën e tyre atje.