Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski është pozitiv në Kovid-19. Ai në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se nuk ka kurrfarë simptoma dhe se tashmë është në izolim shtëpiak.
“Do të dëshiroja të ju informoj se edhe krahas respektimit të rreptë të masave që nga fillimi, sot kam rezultuar pozitiv në Kovid-19. Nuk kam kurrfarë simptomash dhe tashmë jam në vetizolim shtëpiak. U dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve të sëmurë dhe test negativ të gjithëve që janë në vetizolim. Ruajuni”, shkroi Paunovski në Fejsbuk.




