Elvana Gjata është një ndër artistet më të dashura e të komentuara nga publiku shqiptar, shkruan lajmi.net.
Ajo edhe pse nuk është tejet aktive në rrjete sociale, asnjëherë nuk harron ta bëjë të ditur se çfarë domethënie ka familja për të.
Së fundmi Elvana ka publikuar disa Instastory ku shihet duke pranuar disa lule nga babai.
“Vajza e babit”, shkroi ajo duke bërë të ditur se ka një lidhje mjaft të ngushtë me të.

Ndërsa pak minuta më vonë këngëtarja vazhdoi duke publikuar edhe një imazh të ngjashëm me atë të parin duke bërë të ditur se lulet më të bukura ia dhuron ai./Lajmi.net/




