Loredana paralajmëron këngën e re “Tut mir nich leid”

Loredana Zefi rep-artistja shqiptare me famë botërore, po vjen me projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë Loredana nëpërmjet publikimit të një imazhi në llogarinë e saj në Instagram.

“Tut mir nich leid”, titullohet kënga e cila pritet të vijë vetëm si audio, ndërsa reperja në imazhin e publikuar duket se është në punime për ti bashkangjitur edhe klipin muzikor.