Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe këmbim të mirë tregtar, ndërsa mbajtja e seancës së parë ndërqeveritare do të jetë impuls plotësues për zhvillim të mëtutjeshëm dhe intensifikim të marrëdhënieve të ndërsjella, vlerësuan kryeministrat e të dy vendeve Zoran Zaev dhe Avdullah Hoti në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup.
Pas tet-a-tet takimit në Qeveri, të dy kryeministrat në konferencën për shtyp shfaqën shpresë se së shpejti do të mbahet seancë ndërqeveritare në të cilën do të shqyrtohen dhe nënshkruhen marrëveshjet midis dy shteteve.
– Advertisement –
“Afërsia jonë gjeografike plotësisht do ta afrojë ndërtimin e autostradës Shkup-kufiri i Maqedonisë. Kjo autostradë është nga vlera e veçantë strategjike jo vetëm për vendet tona, por edhe për gjithë rajonin tonë. Dëshmi për përpjekjet tona të sinqerta për përparimin e bashkëpunimit dhe mundësimi i qarkullimit të lirë të personave dhe mallrave por është edhe hapi i madh që ishte bërë me hapjen e vendkalimeve kufitare Bellanovc-Stançiq”, tha Zaev në konferencën për shtyp.
Theksoi se Kosova është një nga partnerët e rëndësishëm tregtar të Maqedonisë së Veriut dhe se këmbimi tregtar zhvillohet lirshëm pa dogana sipas CEFTA- Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve.
“Maqedonia e Veriut është njëra nga pesë shtetet me të cilat Kosova realizon këmbim më të lartë tregtar. Njëherit, edhe në kushte të tilla të jashtëzakonshme nga Kovid-19, këmbimi i tërësishëm tregtar duke e përfshirë edhe gushtin e këtij viti është afër 170 milion euro”, potencoi Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë e përshëndeti edhe Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë e cila ishte arritur në Uashington dhe potencoi se Qeveria e Maqedonisë jep mbështetje për zgjidhje të përbashkët të pranueshme e cila do ta garantojë dhe përforcojë paqen dhe sigurinë në rajonin tonë.
“Populli jonë thotë se fqinjët nuk zgjidhen, por gjithmonë të parët të ofrojnë ndihmë. Pikërisht për atë presim që Kosova të përfshihet edhe në bashkëpunimin e përforcuar rajonal të cilën e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria me qëllim që karakteri i saj inkluziv të jetë prioritet për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike. Të premten e ardhshme do të mbaj mbledhje me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama ku njëra nga pikat do të jetë pikërisht qëllimi të dërgojmë edhe ftesë të përbashkët. Kjo gjithsesi para se gjithash është nga interesi i qytetarëve tanë për implementimin e katër lirive të BE-së në Ballkanin Perëndimor, lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, ndërsa që do të mundësojë edhe integrim më të shpejtë dhe harmonizim me BE-në. Pikërisht angazhimi i përbashkët i cili del nga vetë rajoni do të paraqesë vlerë të shtuar të fuqishme për perspektivat tona evropiane dhe për nismat tashmë të përhershme të cilat janë në atë funksion – Procesi berlinas dhe Këshilli rajonal për bashkëpunim”, theksoi Zaev.
Kryeministri kosovar Hoti dërgoi urime deri te Qeveria për rezultatet e jashtëzakonshme që i arritën, duke e potencuar megjithatë Marrëveshjen me Greqinë.
“Ju uroj për arritjen që e keni bërë drejt integrimit evropian dhe në arritjen e iniciativave rajonale për të cilat ne presim të bashkangjitemi që të punojmë së bashku drejt normalizimit të tërësishëm të marrëdhënieve në rajon. Keni bërë një rrugë të gjatë 30-të vjeçare si shtet edhe ne por edhe gjithë rajoni mësuam shumë nga reformat që ju i ndërmorët veçanërisht në fushën e ekonomisë”, theksoi Hoti.
Kryeministri kosovar i përshëndeti edhe aktivitetet e Qeverisë në lidhje me ndërtimin e autostradës deri në vendkalimin kufitar Bllacë.
“Gjithashtu është mirë nga ana juaj që shqyrtohet mundësia e studimit fizibilit për autostradën Tetovë-Prizren, me siguri specifikat të cilat rajoni i ka atje, por duhet t’i kemi parasysh edhe ato nga odat ekonomike. Ata janë në koordinim të ngushtë me ekonominë këtu për intensifikim të bashkëpunimit, por edhe për identifikim të pengesave të cilat ne mund t’i kemi midis dy vendeve sa i përket intensifikimit të bashkëpunimit në lidhje me ekonominë”, theksoi Hoti.