Kreu i Forumit Rinot të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Omer Ajdini përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thumbuar strukturat qeverisëse në Maqedoninë e Veriut për, siç thotë ai, se një sasi jo e vogël e mjeteve nga buxheti i shtetit janë harxhuar për trajnim të gomerëve.
Sipas tij, 83.240 euro nga paratë e pupullit kanë shkuar për trajnim të gomerëve, përcjell in7.
” Ja pra ku shkojnë paratë e popullit: 83.240 euro për trajnim të gomerëve! Nuk e kam deritn pse janë trajnuar gomerët. Shqietësohem se pas disa vitesh ngrihet ndonjë nga këto gomerët e trajnuar dhe bëhet zv Kryeministër, se kështu fillojnë këta!”