Janë kontrolluar 488 objekte hotilerike, kallëzim penal për 12

Inspektorati Shtetëror i Tregut mbrëmë ka kryer 36 mbikëqyrje dhe 488 kontrolle në objekte hotilerike në më tepër qytetet të vendit.

Në një pjesë të objekteve, inspektorët kanë vërejtur parregullsi në lidhje me mosrespektimin e protokolleve shëndetësore dhe orarit të punese si dhe shkelje të Ligjit për mbrojtje nga duhani.

“Pas kontrollit të bërë ISHT do të ngrit 12 kallëzime penale për mosrespektimin të protokolleve shëndetësore në Shkup, Ohër, Manastir dhe Kërçovë. Dy kallëzime penale janë regjistruar në objekte në Shkup dhe Tetovë. Në një objekt nuk është respektuar Ligji për mbrojtje nga duhani”, thuhet në njoftimin e ISHT-së, raporton SHENJA.

Inspektorati Shtetëror i Tregut informon se kontrolle më tepër janë bërë në qytetin e Shkupit, edhe atë 267 ndërsa tetë mbikëqyrje.