27 vjeçari nga Prishtina tenton ta “bombardojë” selinë e policisë sekrete: Po na vendosin çipa!

Sot në mëngjes njësitet e shumta policore kanë rrethuar objektin e AKI-së. Aty mëngjesin e sotëm një person i dyshuar është gjetur në veturën e tij, për çka edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Deri tani ajo që po dihet është se një person sot në mëngjes fillimisht është afruar ndërtesës së AKI-së dhe është fjalosur me rojet e AKI me akuzat: “Përse po iu vendosni njerëzve çipa”.

Pastaj kur është ndaluar dhe i është kontrolluar vetura, është gjetur edhe një mjet shpërthyes, mirëpo ende i paidentifikuar, raporton Insajderi.org.