Arrestohet kosovari pa PCR test, gënjeu se do të kalojë tranzit

Shtetas i Kosovës është arrestuar sapo ka hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë, për shkak se në pikën kufitare Jazhincë ka deklaruar se do të kalojë vetëm tranzit ndërsa pas disa orëve ka dashur që të kthehet në Kosovë. Personi nuk ka pasur PCR test dhe për shkak se ka kaluar 3 orë nga koha e lejuar për tranzit në vendin tonë, i njëjti është arrestuar.

–Mbrëmë rreth orës 3 në Stacionin Policor Tetovë është mbajtur 29 vjeçari me iniciale XH.M nga R. e Kosovës i cili ishte arrestuar në pikën kufitare Jazhincë, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.