Rita Ora pret me padurim t’iu rikthehet koncerteve

Rita Ora ashtu sikurse gjithë artistët e tjerë, këtë vit kanë qenë pasiv sa i përket koncerteve.

Por, ajo nuk e ka ndalur punën për projektet e reja muzikore, të cilat do të jenë pjesë e albumit të saj të tretë.

Me anë të një postimi të fundit, këngëtarja sjell fotografi të realizuar nga një set fotografik, ku shfaqet e veshur tërësisht në të zeza.

“Faleminderit shumë të gjithëve, mezi pres të ju shoh sërish në koncerte së shpejti dhe të ju tregoj se çfarë kemi qenë duke gatuar ! ❤️❤️❤️”, ka shkruar Rita, duke falënderuar fansat për 4 milionë dëgjimet në Spotify.

Rita Ora së fundi ka bashkëpunuar me markën e njohur të këpucëve “Shoe Dazzle”, me të cilën solli koleksionin e saj të parë. /Lajmi.net/