Sot në ditën e parë e cila shënon edhe fillimin e vitit të ri shkollorë, me sipermarësin, Fatmir Etemi dhe deputeten e nderuar njëherit dhe ish drejtoreshën e shkollës, znj.Merita Koxhaxhiku bashkë vizituam nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore “Imri Elezi”, për të cilët dhuruam çanta dhe paisje shkollore në shenjë inkurajimi dhe mbështetje, përderisa paisje mbrojtëse si dezinficient dhe maska për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Në emrin tim personal i uroj të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollorë, duke i’u uruar shëndet, mbarësi dhe sa më shumë dije e njohuri të fituara sepse vetëm me dituri mund të shtrojmë sigurtë rrugën drejt ardhmërisë së ndritshme dhe plot suksese.