Çfarë po ndodhë, Njësia Speciale rrethon një vend në Prishtinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “ Isa Kastrati” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.

Sipas Ahmeti nuk është raportuar për ndonjë të lënduar deri me tani.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë ajo.

Deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.

Kujtomë që në vendi e ngjarjes ka shkuar edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.

***

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka rrethuar vendin ku para pak çastesh pati gjuajtje me armë zjarri.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Infokus.

Burimet e medias nga informatat jo të konfirmuar kanë thënë se dyshohet se familja e cila posedon një market në ketë lagje janë konfrontuar me një grup tjetër te panjohur.

Medias do të ju mbajë të informuar rreth rastit.