Lëshohet në përdorim një klasë e senzorike për fëmijët me nevoja të veçanta

Pas lëshimit në përdorim të klasës senzorike në SH.F.K “Hasan Prishtina”, projektin për përmirësimin e kushteve shkollore dhe ngritjen e përkujdesit institucional ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta e vazhduam në SH.F.K “Liria”.

Konkretizimit të këtij projekti iu gëzuam sëbashku me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, inicuesin e projektit Irfan Buçi, zëvendës kryeministrin Bujar Osmani, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, kryetarin e degës së Çairit Izet Mexhiti, zëvendës kryetarin e Qytetit të Shkupit Enver Maliqi, drejtoreshën e shkollës Teuta Idrizi, udhëheqës institucionesh shtetërore, si dhe drejtorët e shkollave tjera fillore në Komunën e Çairit.

Mbetemi të fokusuar që këtë mision ta realizojmë edhe në shkollat tjera të komunës sonë. (Visar Ganiu)