Gir: Dinamika e realizimit të reformave duhet të rritet, Grubi: Qeveria e përkushtuar në zbatimin e reformave për integrimin në BE

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Sistem Politik Artan Grubi sot ka takuar shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir.

Siç bëjnë të ditur nga Kabineti i Grubit, Ambasadori Gir dhe Zv/kryeministri Grubi kanë biseduar për realizimin e reformave të nevojshme për integrimin e vendit në BE.

Ambasadori Gir ka theksuar se pas hapjes së negociatave me BE-në duhet të rritet dinamika e reformave. Ndërsa nga ana tjetër zv./kryeministri Grubi potencoi se Qeveria është e përkushtuar në zbatimin e reformave të nevojshme.