Ambasada amerikane me dozë dyshimi e komenton takimin e Artan Grubit me ambasadorin kinez

Qëndrim i SHBA-ve është se kompanive kineze si Huawei dhe ZTE, që prodhojnë rrjete dhe softuer për 5G, nuk mund të ju besohet, kanë thënë nga ambasada amerikane për sdk mk, pas takimit të sotëm mes zv/kryeministrit të parë Artan Grubi dhe ambasadorit kinez në Shkup, Zhang Xuo.

Grubi dhe Xuo sot kanë biseduar për zgjerimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kinës mes tjerash edhe në fushën e teknologjisë, transmeton Gazeta Lajm.

“Në pergjithesi, nuk komentojmë takime në të cilat nuk jemi ne të kyçur, por lidhur me çështjen e 5G , pozicioni ynë është i qartë.
Ne dershirojmë të shohim ekonomi të zhvilluar digjitale në mbarë botën që do të ketë përfitim nga ajo që e premton rrjeti 5G. Që të ndodhë kjo, gjithë ne duhet të kemi besim te pajisjet dhe softueri për 5G fhe te kompanitë që i prodhojnë se nuk do të paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare, privatësinë, pronën intelektuale dhe të drejtat e njeriut. Për fat të keq, kompanive si Huawei dhe ZTE, që janë të lidhura me qeverinë kineze, nuk mund tu besohet se do t’i mbrojnë të dhënat senzitive dhe pronësinë intelektuale. Maqedonia e Veriut ka mundesi ti shfrytëzojë benefitet nga ekonomia digjitale, pot suksesi do të varet nga ajo nëse do të shfrytëzohen furnizues të besueshëm, që do ti mbrojnë informatat private të qytetarëve”, thonë nga Ambasada amerikane.