Në lidhje me reaksionet e një pjese të prindërve të cilët deri më tani e shfrytëzonin masën mungesë e vazhduar e pushimit të lindjes, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e njofton opinionin që Vendimin të cilin e solli në mbledhjen e saj të 4-tërt të mbajtur me 14 shtator 2020, të gjithë prindërit e fëmijëve nga mosha 0 deri në 6 vjet, të cilët deri më tani ishin të liruar nga procesi i punës, të kthehen në punë duke filluar nga data 23 shtator 2020, u miratua sipas analizës paraprake dhe konsultimit me Komision për Sëmundje Ngjitëse.




“Me hapjen e institucioneve për kujdes dhe edukim të fëmijëve më 9 shtator 2020 dhe analiza e cila tregoi që kopshtet kanë kapacitet për kujdes të fëmijëve në përputhje me Protokollin për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve, i cili deri në minimum e ul rrezikun nga përhapja e virusit COVID-19, masa prindërit e fëmijëve prej moshës 0 deri në 6 vjet të jenë jashtë nga procesi i punës, e humb kuptimin.Kjo masë periudhën e kaluar ishte në fuqi sepse institucionet publike për kujdes të fëmijëve, gjegjësisht kopshtet nuk punonin”, thonë nga Qeveria.
– Advertisement –
Sqarojnë se në mënyrë plotësuese, në koordinim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, u miratua edhe Vendimi për zgjerimin e kapaciteteve të grupeve në kopshte, nga mosha 0 deri në 2 vjet, nga 12 fëmijë në grup, me të cilin institucionet publike për kujdes të fëmijëve kanë kapacitet të plotë për përkujdesjen e fëmijëve të nënave të cilat deri më tani shfrytëzonin mungesë të vazhduar të pushimit të lindjes.