Seancë e Këshillit të prokurorëve publikë, në rend dite thirrja publike për PPTH për Krim të organizuar dhe korrupsion

Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot duhet të sjellë vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e prokurorëve publikë në OTHP për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, informojnë nga Këshilli.

Kjo çështje do të diskutohet me vendim paraprak për rritjen e numrit të prokurorëve për edhe pesë të tjerë.

Përveç pr këtë pikë në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë në rend dite është sjellja edhe e vendimit për pension për dy prokurorë publikë, gjegjësisht për prokurorin e PTHP Manastir, Petar Anevski dhe për prokurorin publik në PPS Shkup, Miomir Mariçiq, i cili është babai i ministrit të ri të Drejtësisë, Bojan Mariçiq.