MPB ka publikuar videon ng aksioni i djeshëm në Kumanovë, ku janë arrestuar tre persona nën dyshimin për terrorizëm. Disa mediume maqedonase kanë raportuar se bëhet fjalë për anëtarë të ISIS-it.
Nga Ministria e Brendshme thonë se aksioni u zhvillua nga Njësiti anti-terror, sipas koordinimit të inteligjencës ndërkombëtare në luftën kundër organizatave të armatosura terroriste. Ndërsa familjarët shprehen të traumatizuar dhe thonë se djemtë e tyre janë viktimë të rrjetit të organizuar.
Aksioni u zhvillua në disa lokacione të Kumanovës dhe Shkupit.










