Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kate Bërns, në rrjetin social Twitter ka uruar Kryeministrin Zaev dhe shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re.




“Urime kryeministrit Zaev dhe shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Si një mik dhe partner, mezi presim që të punojmë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për të demonstruar përparim të vazhdueshëm në qëllimin e reformës së BE-së dhe angazhimin e palëkundur për sundimin e Ligjit”, shkruan Ambasadorja Kate Bërns në Twitter.