
Në Turqi numri i të infektuarve me koronavirus është rritur për 1.502 raste për një ditë që është më shumë nga mesi i qershorit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë me çka Qeveria do të sjell masa të reja për ndalimin e përhapjes së sëmundjes.




Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha në Tuiter ka shkruar se kanë vdekur edhe 24 persona me çka numri i përgjithshëm deri tani në vend është 6.163 raste të vdekjes nga Kovid-19.
Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar se institucionet shtetërore tani do të mund të përdorin “kushte fleksibile për punë” siç është puna nga shtëpia.
Më parë, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se disa tubime, ahengje, dasma dhe angazhime janë të ndaluara.
Në 14 provinca, kurorëzimet do të mund të zgjasin vetëm një orë me çka janë të ndaluara kërcimet dhe argëtimet tjera.