Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot para gazetarëve ka thënë se numri i shtuar i mushkonjave në këtë periudhë ka të bëj me reshjet e shumta në muajin gusht.




“E patë se sot përsëri bie shi, për këtë shkak spërkatjen e lamë për nesër. Bëhet fjalë për spërkatje të mbi 10 mijë hektar dhe 54 vatra të nxehta të mushkonjave ku duhet të spërkatet me avionë”, Ka thënë Shilevog, përcjell SHENJA.
Ai ka deklaruar se në konsultime me Institutin për Shëndet Publik është konkluduar se spërkatjet e shpeshta kundër mushkonjave mund të jetë e dëmshme për jetën e qytetarëve.
“Rekomandimet janë se spërkatja me insekticide nëse është e shpeshtuar mund të kërcënoj shëndetin e qytetarëve. Për këtë shkak zgjodhëm pauzë prej 10 ditëve, ndërsa e fundit ishte më 15 gusht”, ka shtuar Shilegov.