Sot është një ditë e rëndësishme për Yll Limanin

Nëna e këngëtarit Yll Limani sot feston ditëlindjen, dhe në këtë ditë të veçantë ndonëse nuk janë afër, i biri ja bën një urim special.

Këngëtari hyri në Instagram për të ndarë një imazh të së ëmës ku i bashkëngjiti këtë urim “Urime ditëlindja dashnia jem”.

Përndryshe, Ylli është në finalizim të projektit të ri muzikor, i cili është në bashkëpunim me reperin Lumi B, dhe brenda pak ditëve pritet publikimi.