Shqiptarët i treguan Evropës se nuk tolerojnë vjedhjen e votës

Mijëra protestues shqiptarë kanë protestuar sot në Shkup duke dërguar mesazhin e fuqishëm se me asnje kusht nuk tolerojnë vjedhjen dhe manipulimin e votës se tyre. Duke marë pjesë në Marshin e Demokracisë, të organizuar nga koalicioni Tash është Koha, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut treguan qartë se nuk e kanë ndërmend të lejojnë që edhe më tej të mbeten vrime e zezë e demokracise në Evropë, ku qeveris mafia komuniste. Pjesëmarrja masive tregoi qartë se sa më parë të zbulohen dhe sanksionohen manipulimet zgjedhore, aq më mirë. Mesazhi u dërgua në vendin më adekuat- para zyrës së BE-së në Shkup, që mbarë Evropa ta kuptojë se jo gjithë shqiptarët janë manipulues dhe vjedhës votash, por vetëm një grusht të cilët se shpejti do dalin para drejtësisë. Protesta ishte e stolisur me flamuj kuq e zi, flamuj amerikane dhe të BE-së.