Pa energji elektrike nesër një pjesë e Kisella Vodës, Gazi Babës dhe Karposhit

Pa energji elektrike nesër do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në komunën e Kisela Vodës, Gazi Babës dhe Karposhit.
Siç kumtoi QRMK, pas raportimit paraprak nga EVN Maqedoni SHA, nesër nga ora 06:00 deri në orën 09:00 pa energji elektrike do të jetë objekti i kazinos Global Gaming i locuar në rrugën “Ivan Kozarov” p.n. në komunën e Kisela Vodës.
Pa energji elektrike në periudhën nga 07:20 deri në orën 15:30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Tashko Karaxha”, “Lazar Pop Trajkov” dhe “Trifun Haxhi Janev” në komunën e Gazi Babës.
Shfrytëzuesit e rrugës “Tashkentska” si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Helsinki” në komunën e Karposhit nuk do të kenë energji elektrike në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00.