Ledri dhe Sara e konfirmojnë se po bëhen prindër, zbulojnë gjininë e foshnjës

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë çifti më i ri dhe më i komentuari i momentit.

Nga çasti kur e bën publike lidhjen e dashurisë nisën fjalë se ajo është shtatzënë dhe tani nëpërmjet një videoje dyshja e kanë konfirmuar se po bëhen prindër dhe se foshnja do të jetë vajzë.

Ishte Ledri ai i cili e ka publikuar videon në Instagram dhe si ai ashtu edhe Sara dukeshin mjaft të lumtur.

“Jom ka des syt me ti pa 👼🏻 @sarahoxha 🧿”, ka shkruar ai pranë postimit.