Arbër Çeliku
Nëse i rrekemi një analize të thelluar shoqërore, rezultati i veprimtarisë politike në këto 3 dekada pluralizëm mund të përmblidhet me tiparin dallues: PERVERSITET KOLEKTIV…
Shqiptari i sotëm, anashkalon çdo vlerë, shkel mbi familjen e vet, mbi rrethin miqësor, mbi profesionin, mbi humanizmin, mbi kombin dhe synon politikën, duke e shpallë atë si fuqinë e vetme supreme…
Suma sumarum, jemi kthyer në perversë të papërmirësueshëm dhe, më e keqja, ata që refuzojnë të mos bëhen si ne, i shpallim heretikë…
Perversiteti është kthyer në heroizëm dhe, sa vjen e më shumë, ai po shndërrohet në një proces të rëndësishëm shoqëror, sepse ky proces krijon narracionin e heroit tonë legjendar, të formësuar gjithmonë në kanalet e errëta të nëntokës, duke krijuar dhe mitin e pavdekshmërisë për të. Viktima e këtij procesi po imponohet me të madhe heroi ynë i stisur dhe jo populli i nëpërkëmbur, i rrjepur dhe i degraduar si mos më keq…