Mirënjohje për Organizatën Botërore të Shëndetësisë e cila në kuadër të Fondit të solidaritetit, dhuroi pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë të Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, publikoi sot në profilin e tij në FB ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Dërgesa përmban 293.700 copë pajisje për mbrojtje personale, gjegjësisht 65.000 maska mjekësore, 122.000 N95 maska mbrojtëse, 5.200 syze, 10.500 rroba mbrojtëse dhe 91.000 doreza ndërsa vlera e donacionit është 305.000 dollarë amerikanë.