Hakerët sulmojnë uebfaqet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit

Ministria e Shëndetësisë informon se është në shënjestër të hakerëve, dhe për momentin, ueb faqja e tyre nuk është në funksion, informon Zhurnal.

Nga atje thonë se nuk funksionojnë as mejlet zyrtare të të punësuarve në institucion.

Për momentin po hetohet çfarë në të vërtetë ka ndodhur, dhe për sa kohë do të zgjidhet problemi.

Është hakuar gjithashtu edhe ueb faqja e Ministrisë së Arsimit.

Në këto sajte është paraqitur një prapavi e zezë me tekst dhe fotografi nga “Anonimusi”.

“Përsëri ne. Këtë herë target e kemi ministrinë më të mjerueshme. Pas gjithçka që e pamë me sytë tona, nuk mundemi e të ngelemi të revoltuar ndaj gjithë atyre djemve dhe vajzave të vendosur në pozitë të udhëheqin ministri të shëndetësisë, dhe një gjë e mirë: për gjithë personat mjekësor që për momentin në spitale po luftojnë 24/7 për gjithë maqedonasit të prekur me Covid 19, ju ulim kapelën dhe u përkulemi deri në tokë. Çdo respekt”, shkruajtën hakerët.