Ndërprerje në furnizimin me ujë nesër prej orës 10:30 do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Debarcë”, “Mirosllav Kërlezha” dhe “Antonio Grubishiq” në komunën Qendër.
Siç bëri të ditur NP” Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të një instalimi në rrjetin e ujësjellësit prej f80mm në rr.”Debarcë” nr.38 në lagjen Qendër.
Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë deri në përfundimin e intervenimit./MIA