Gratë lidere janë më të afta për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri, vlerëson drejtoresha e Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, duke vlerësuar komunikimin dhe angazhimin e tyre të sinqertë.
“Do të jem jashtëzakonisht e njëanshme. Jo si një bankiere qendrore, por si unë. Mësova se gratë zakonisht i bëjnë gjërat më mirë”, tha Lagard.
Lagard, e cila është kryetarja e parë e BQE-së, veçoi kancelaren gjermane Angela Merkel si një shembull të qasjes së saj të bazuar shkencërisht, si dhe shpjegimet “e sinqerta dhe transparente” të të dhënave për Kovid-19 dhe shkalla e infeksionit i ka ndihmuar njerëzit të kuptojnë pse maskat mbrojtëse janë të domosdoshme, masat për distancën fizike dhe karantinën, shkruan “Guardian”.
“Gratë lidere të Tajvanit, Belgjikës dhe Zelandës së Re, gjithashtu sillnin ujë me lajmet e këqija dhe udhëheqin me sqarimet dhe rekomandimet e fuqishme”, deklaroi Lagard.
Gjermania e ka kaluar krizën më mirë se shumë nga fqinjët e saj evropianë, ndërsa Tajvani dhe Zelanda e Re konsiderohen shembuj të suksesshëm në luftimin e pandemisë.
Në të kundërt, ekspertët kanë vërejtur se liderët meshkuj, populistë, siç janë presidenti amerikan Donald Tramp, presidenti brazilian Zhair Bolsonaro dhe kryeministri britanik Boris Xhonson, kanë pasur probleme për ta parandaluar epideminë në vendet e tyre, thekson “Guardian”.
Ish kryeministrja franceze Lagard shtoi se “liderë do të thotë të jesh i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm”.