‘Profesori’ jep lajmin e shumëpritur për fansat e “La Casa de Papel”

“Money Heist” apo siç njihet “La Casa de Papel” është ndër projektet më të suksesshme të gjigantit “Netlix”.

Ky serial ka rrëmbyer zemrat e publikut, që prisnin me padurim të dëgjojnë se ai do të vazhdojë me sezonin e ri.

“La Casa De Papel” së shpejti do të rikthehet me sezonin e pestë, e këtë gjë e konfirmoi emri më i njohur nga seria.

Bëhet fjalë për Alvaro Morten, që njihet si Profesori, i cili konfirmoi përmes Instagramit rikthimin e serialit

“U riktheva! Profesori u rikthye!”, ka shkruar ai sipër fotografisë së shkëputur nga prapaskenat e xhirimeve.