Bolton: SHBA-ja t’i ripërtërijnë provat bërthamore

Përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dy vitet e kaluara kanë pasur në sërë debatesh që SHBA-ja të vazhdojë me provat bërthamore, deklaroi ish këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Bolton në intervistën për “Gardian”-in.

Boltoni, i cili edhe vet është mbështetës për vazhdimin e provave bërthamore, theksoi se nuk është marrë vendim për ripërtëritjen e testimeve deri në shtator të vitit 2019, kur ai u largua nga funksioni.

Ai theksoi se ripërtëritja e provave bërthamore janl të nevojshme për sigurinë e SHBA-së, gjegjësisht që të mundet vendi të mbështete në arsenalin e vet bërthamor.

Derisa kundërshtarët vlerësojnë se analizat kompjuterike janë të mjaftueshme dhe se prova bërthamore në SHBA do të shkaktojë në sërë testimesh në shtete e tjera të cilat posedojnë armë bërthamore.

Boltoni në intervistën thekson se nuk flet për testim masiv në atmosferë.

Sipas një përfaqësuesi anonim të administratës amerikane, motivi për ripërtëritjen e testimeve bërthamore është që të kryhet presion mbi Rusinë dhe Kinën që të pajtohen në negociata bërthamore tripalëshe.

Boltoni vlerësoi se Rusia dhe Kina kryejnë prova bërthamore, por SHBA-ja deri më tani nuk kanë paraqitur asnjë provë për këtë.

Ish këshilltari i Shtëpisë së Bardhë e mbështeti kërkesën e administratës së Trampit, Kina dhe forcat e tjera bërthamore të përfshihen në negociatat bërthamore me Rusinë.