Numri i rasteve të regjistruara me Covid-19 në SHBA dallon shumë nga numri real i personave të infektuar, thonë të dhënave ee publikuara nga qeveria amerikane bazuar në një studim të relizuar muajin e kaluar.
Studimi i kryer nga Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDCP) zbuloi se gjatë muajit maj në pjesën më të madhe të SHBA-së, numri real i infeksioneve me Covid-19 ka qenë më shumë se 10 herë më i lartë se sa rastet e raportuara.
Studimi bazohet në testet e antitrupave për Covid-19 në mostrat e gjakut nga 16,000 njerëz në 10 rajone të SHBA-së. Është e mundur që studimi të zbulojë infeksione te njerëzit që mund të mos kenë pasur simptoma ose të kenë pasur vetëm një formë të butë të sëmundjes dhe të cilët nuk janë testuar për virusin.
Përcaktimi i shkallës së infeksionit është gjashtë herë më i lartë se numri i rasteve të raportuara në Konektikar, deri në 24 herë më i lartë në Misuri. Sidoqoftë, shumica e njerëzve të përfshirë në studim nuk ishin të infektuar.
Studimi është publikuar në portalin e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë “JAMA Interior Medicine”.