Të akuzuarit në “Lidhja ndërkombëtare”: Jemi të pafajshëm

Të gjithë të akuzuarit në rastin “Lidhja ndërkombëtare” për të cilin po zhvillohet gjykimi, kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

Të akuzuarit janë Bojan Jovanovski – Boki 13, Frosina Remenski, Jasna Mandiq dhe Kristina Bllazhevska.

Fjalët hyrës i ka mbajtur edhe prokurorja Villma Ruskoska e cila ka deklaruar se që nga themelimi organizata është bazuar në gënjeshtra për t’u marrë para Miceskit dhe Azmoskit.