Sot ka filluar gjykimi për rastin me organizatën joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”. Prokurorja Villma Ruskoska i mbajti fjalët hyrëse për këtë rast.
“Të formosh organizatë humanitare dhe nga fillimi ta bazosh në gënjeshtra, se pas projektit qëndron organizatë humanitare nga BE, dhe të gjithë i bind në të, është kulmi i thënë më së miri, trurit devijues kriminel”, tha Ruskoska.
Ajo tha se gjithçka ka filluar si duhet me organizatën dhe kur filloi me punë, gjegjësisht kur është paraparë projekti “Imobile Servis”, filloi mashtrimi i madh.
Ruskoska gjithashtu ka deklaruar se të gjithë të akuzuarit të cilët janë në gjykim kanë pasur rolin e tyre në mashtrim. Bojan Jovanovski – Boki 13 të dëmtuarve Siljan Miceski dhe Ardijan Azmoski duke gënjyer i gënjyer u ka thënë se do t’u sigurojë tokë shtetërore dhe subvencione për ndërtim të qendrës evropiane për të moshuar “Imobile Servis”.
Frosina Remenski sërish, sipas Ruskoskës, si pjesëtare e LSDM-së dhe si nënkryetare e Parlamentit, ka dhënë këshilla dhe udhëzime dhe e ka mbështetur Jovanovskin në takimet me të dëmtuarit, gjegjësisht të njëjtit të besojnë në projektin.
Miceski ka paguar 719 mijë euro, ndërkaq Azmoski 233 mijë euro.
Maqedoni Ruskoska në gjykimin për “Lidhjen Ndërkombëtare”: Organizata që nga fillimi u bazua...