KSHZ po shqyrton ankesat e partive

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e hapur që nisi para një ore filloi me shqyrtimin publik dhe sjelljen e vendimeve për 2 141 ankesat e partive të cilat kanë arritur në KSHZ deri mbrëmë në orën 19:30 e që kanë të bëjnë me mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga votimi në zgjedhje. Përfaqësuesi I Alemacës për shqiptarët I arsyetoi gjeneralisht ankesat në Dollnen ku sipas tij kanë votuar persona që janë jashtë shtetit, ka pas votime në grupe dhe të tjera. Ai kërkoi që KSHZ seriozisht t’i pranojnë ankesat e tyre pasi do të ketë ndryshime në rezultatin e zgjedhjeve.

Afati 72 orësh ku KSHZ duhet të deklarohet lidhur me ankesat ka filluar të rrjedh që mbrëmë. Dje para se të përfundojë afati mbi 1982 ankesa ka parashtruar “E majta”, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhje ishte në koalicion me Alternativën ka parashtruar 77 ankesa. Në natë më parë ishin parashtruar 82 ankesa, prej të cilave numri më i madh apo 74 prej tyre, janë nga Aleanca për Shqiptarët por ka edhe dy nga VMRO-DPMNE të cilat kanë të bëjnë me mbledhjen e rezultateve të votimit. Në KSHZ ankesa për zgjedhjet e 15 korrikut, nuk kanë parashtruar as nga nga LSDM, e as nga BDI. Deri te KSHZ-ja është dorëzuar edhe një kërkesë për kontrollim të fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi.

Siç bëhet e ditur në Përfundimin e publikuar për përmirësim të gabimeve teknike, të publikuar dje nga KSHZ, numri i përgjithshëm i votuesve të cilët kishin votuar është 943.750, që është për 1.416 më shumë se numri i publikuar më 16 korrik, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme është 31.564 ose për 98 më shumë.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohëshme parlamentare u mbajtën më 15 korrik, por ndryshe nga çdo cikël tjetër zgjedhorë, këto zgjedhje u mbajtën të mërkurën dhe jo të dielën, ndërsa për shkak të pandemisë me koronavirusin, procesi zgjedhorë zgjati 3 ditë. Rreth 1.8 milion e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut këtë herë të drejtën e tyre të votës patën mundësinë ta realizojnë, duke respektuar masat e rekomanduara nga Komisioni për sëmundje infektive, gjegjësisht duke mbajtur maska, duke respektuar distancën dhe duke bërë dezinfektimin e dyfishtë të duarve.

/ SHENJA/