Mbyllet fabrika e mishit në Rumani, 93 punëtorë infektohen me koronavirus

Është ndërprerë prodhimtaria në një fabrikë për përpunim të mishit në rajonin perëndimor të Rumanisë në Temish, pasi janë regjistruar edhe 56 punëtorë të infektuar me virusin Kovid-19, transmeton agjencia Agerpres. Deri më tani, në të njëjtën fabrikë 93 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Prodhimtaria do të vazhdojë pas dezinfektimit të tërësishëm në repartit prodhues si dhe pas testimit të sërishëm të të punësuarve, të cilët kishin kanë rezultuar negativ në testimet fillestare.

Po vijon hetimi epidemiologjik nga ana e Drejtorisë për Shëndetit Publik. Të infektuarit nga fabrika janë në izolim shtëpiak pasi kanë pasqyrë të lehtë klinike.