Zemaj: Masat për menaxhimin e Covid-19 po prodhojnë rezultate pozitive

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive.

Sipas tij, ky është rezultat i kujdesit që keni manifestuar ditëve të fundit duke bartur maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19, njofton Klan Kosova.

“Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigoroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet”.