Lajm i madh për anëtarët e BDI-së, Ali Ahmeti do të jetë lider i opozitës!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, veprimtarinë e tij politike dhe kombëtare do ta vazhdojë si lider i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti dhe BDI nuk kanë ndërmend të qëndrojnë gjatë kohë në opozitë, por vetëm katër vite, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, thonë burime partiake. Sipas tyre, Ahmeti brenda kësaj kohe do ta shfrytëzojë mundësinë të vërtetohet se cilët i ka bashkëpunëtorë të sinqertë dhe cilët për inters. “Ahmeti deri tani ka marë përkrahje prej disa bashkëpunëtorëve dhe bashkëveprimtarëve për idenë për të shkuar në opozitë. Disa janë kundër dhe duan të vazhdojnë në pushtet. Mirëpo kryetari Ahmetin nuk ka ndërmend të futet në qeveri pas aq shumë dyshimeve dhe njollave që u paraqitën ndaj procesit zgjedhor”, sqarojnë burimet partiake. Qëllimi i Ahmetit gjoja është që në këtë mënyrë të dëshmon para ndërkombëtarëve se te shqiptarët e Maqedonisë funksionon sistemi normal i rotacionit të pushtetit.